Alarm në Durrës, gjendet një celular i lidhur me objekt të dyshimtë, policia dhe forcat xheniere blindojnë zonën

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një objekt i dyshimtë i konstatuar në rrugë ka alarmuar qytetarët dhe policinë mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 3 të Durrësit. Sipas policisë, rreth orës 09:00, është gjetur në rrugë një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke krijuar një perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët. Në vendngjarje janë thirrur edhe specialistët xhenierë, të cilët po punojnë për verifikimin e objektit dhe heqjen e tij nga zona.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin. 

Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme