Ambasadori britanik takon kreun e SPAK: Mbështetje në luftën ndaj krimit të organizuar

Aktualitet | 9 muaj më parë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho. Në fokus të diskutimeve ishin aktivitetet aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për institucionin.

Gjatë takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e partneritetit të fortë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në përballimin e sfidave të përbashkëta që lidhen me krimin e organizuar serioz.

Ky takim vjen si një konfirmim i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve në forcimin e kapaciteteve ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

“Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për SPAK.

Të dy konfirmuan partneritetin e fortë midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, veçanërisht në adresimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme