Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt vizitë në Prokurorinë e Posaçme. Takohet me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.
Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ambasadori Wendt ishte i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit diplomatik dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, të cilët u pritën në ambientet e SPAK-ut.
Ky takim vjen pas atij të katër ditëve më parë, kur ambasadori amerikan u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përkatësisht kreun e SPAK-ut, Klodian Braho dhe drejtorin e BKH-së, Joni Keta.
Ambasada në njoftimin e takimit theksoi se, “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.
“Ambasadori Eric Wendt, u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, theksoi më tej ambasada në njoftimi e saj të katër ditëve më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



