Arrestohet 40-vjeçar, lëvizte me automjet për të shitur armë zjarri

Aktualitet | 7 muaj më parë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar i cili po lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në Kamëz, u ndalua nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në zonën e njohur si “Zona e Treshit”.

Gjatë kontrollit fizik, tek ai u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje dhe ishte destinuar për shitje.

Krahas tij, u arrestua edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, banues po në Kamëz, i cili shoqëronte 40-vjeçarin. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Operacioni “Qëllimi” u organizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për goditjen e shitjes së paligjshme të armëve të zjarrit në kryeqytet.

Ndërkaq, materialet procedurale për të dy të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në pranga dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.

Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S. Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme