ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

Aktualitet | 7 muaj më parë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se, në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogarasë, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.

Sipas njoftimit, shpërthimi është parashikuar të realizohet sot rreth orës 11:30, rreth 950 metra nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasë, me qëllim hapjen e trasesë së rrugës.

Autoritetet bëjnë të ditur se punimet janë koordinuar me Policia e Shtetit, për të garantuar menaxhimin dhe sigurinë e qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

ARRSH u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme