Autor i disa vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari. Momenti kur i rrëmben varësen nga qafa një vajze
Një 36-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet për disa vjedhje.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 36-vjeçari, i akuzuar më parë për të njëjtin krim, ka vjedhur më datë 6,7 dhe 8 mars 1 biçikletë, një varëse dhe një portofol.
Policia po vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISË
“Tiranë/Vijon puna hetimore dhe policore, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të vjedhjeve.
Arrestohet një shtetas që gjatë këtyre 3 ditëve, kreu 3 vjedhje.
I arrestuari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre në territoret në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së rasteve.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 bicikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;
-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;
-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



