Balla inspekton punimet në gjimnazin e ri në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Aktualitet | 7 muaj më parë

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, inspektuan sot ecurinë e punimeve në gjimnazin “Sulejman Elezi” në Laknas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se objekti i ri arsimor, i 44-ti në këtë bashki, pritet të hapë dyert së shpejti për rreth 800 nxënës të zonës.

“Në afro 7 vite bashkia Kamëz ka arritur të realizojë 44 objekte arsimore, çerdhe, kopësht dhe shkolla. Bashkia Kamëz është një shembull për tu marrë në investimet e saj”.

Ky investim është realizuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, përmes institucionit financiar KfW, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë e rajonit.​​​​​​​​​​​​​​​​

Ky është një investim i rëndësishëm i Qeverisë Gjermane, realizuar përmes KfW, që kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme