Balla takim me VanHorn: Krenarë që Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm

Politikë | 8 muaj më parë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ku u diskutuan një sërë temash me rëndësi strategjike për marrëdhëniet dypalëshe.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla theksoi se takimi ishte produktiv dhe se Shqipëria është krenare që vitin e ardhshëm do të mirëpresë Samitin e NATO-s. Ai nënvizoi mbështetjen për vizionin e Presidentit Donald Trump mbi rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke shtuar se angazhimet e vendit tonë po përmbushen hap pas hapi.

Sipas Ballës, diskutimet përfshinë gjithashtu interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e ndërmarrë nga autoritetet ekzekutive për krijimin e një mekanizmi efikas në shqyrtimin e investimeve.

“Ndërsa nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret Kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi. Gjithashtu diskutuam për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicijimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve. Vlerësova lart mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme