Barça ankohet në UEFA për shkak të banderolës në “Parc des Princes”

Spanjë | 37 minuta më parë

Ndeshja midis PSG-së dhe FC Barcelona-s filloi me një banderolë gjigante të shpalosur në njërën anë të “Parc des Princes” nga një pjesë e mbështetësve të ekipit francez.

Ishte një imazh shqetësues që përshkruante një figurë të tmerrshme duke mbajtur një sharrë elektrike të përgjakur pasi kishte sulmuar stemën e Barçës, e shoqëruar nga slogani “Masakra Parisiane”, një lojë fjalësh që frymëzohej nga filmi “Masakra me Sharrë Elektrike të Teksasit”.

Sipas “La Vanguardia”, FC Barcelona paraqiti një ankesë zyrtare te delegati i UEFA-s pas ndeshjes, duke raportuar banderolën në fjalë për shkak të përmbajtjes së saj eksplicite dhe të dhunshme. Barça gjithashtu kërkoi heqjen e disa banderolave ​​gjatë ndeshjes që shkruanin “Puta Barça”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme