Bayern, Kompany bie në fushë pas stërvitjes dhe dërgohet në spital

Futboll Bota | 28 minuta më parë

Ka shqetësim të madh te Bayerni i Mynihut lidhur me trajnerin Vincent Kompany: tekniku i skuadrës bavareze u rrëzua pas seancës stërvitore të sotme dhe u dërgua në spital me një helikopter, që u ul në fushën e lojës.

Të dielën, Kompany e kishte ndjekur nga stoli fitoren 6-1 në Bundesligë kundër Leipzigut, pasi vuante nga një virus dhe një problem në ijë që ia vështirësonte ecjen.

Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Arsenalit, atij madje iu desh të shtrihej në një divan gjatë pushimit të pjesës së parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme