BE nis fushatën e ndërgjegjësimit për përdorimin e sigurt të ilaçeve pa recetë

Bashkimi Evropian ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi të gjerë, me sloganin “Barnat nuk janë karamele”, për të edukuar qytetarët mbi rreziqet dhe përdorimin e përgjegjshëm të medikamenteve që mund të blihen pa recetë.
Fushata, e udhëhequr nga rrjeti i drejtuesve të Agjencive Evropiane të Barnave (HMA), synon të theksojë se edhe pse këto ilaçe janë lehtësisht të disponueshme, ato bartin rreziqe serioze nëse keqpërdoren, duke përfshirë efekte anësore dhe potencialin për varësi.
Robert Nisticò, President i Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), thekson rëndësinë e këtyre medikamenteve për shëndetin individual, por gjithashtu nënvizon se ato duhen trajtuar me përgjegjësi. Ai i krahasoi ato me ilaçet me recetë, duke theksuar se ato kanë një ekuilibër mes përfitimit dhe rrezikut.
Fushata ofron udhëzime thelbësore për konsumatorët si:
Lexoni gjithmonë paketimin dhe fletëpalosjen për të kuptuar dozimin dhe kohëzgjatjen e trajtimit.
Kërkoni këshillën e një profesionisti të kujdesit shëndetësor në rast çdo dyshimi.
Konsultohuni me mjekun nëse simptomat nuk përmirësohen ose nëse përjetoni efekte anësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




