Begaj pret ambasadoren e re holandeze: Shqipëria dhe Holanda thellojnë bashkëpunimin, në fokus integrimi në BE

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur sot (31 gusht) në një takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale. Begaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me Holandën, si një partner i rëndësishëm evropian dhe aleat i besueshëm brenda NATO-s.
Në takim u theksua se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe, gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike janë në nivele të larta. Kreu i Shtetit falënderoi Mbretërinë e Holandës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fushat e mbrojtjes, rendit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, shoqërisë civile dhe medias.
Në takimin e mbajtur, bashkëbisedimi mes Begajt dhe Monster u pëqendrua dhe te procesi i integrimit. Përmes Ambasadores Monster, Presidenti i Republikës i përcolli Holandës mirënjohje për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe çmoi ndihmën në ekspertizë të Holandës për të arritur ambicien e Shqipërisë për anëtarësim deri në vitin 2030.
Begaj i uroi Ambasadores Monster suksese në këtë mandat, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve shqiptare për mbështetje dhe bashkëpunim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



