Berisha: Deklaratat e kongresmenëve amerikanë, frymëzim për protestuesit

Politikë | 51 minuta më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Robert Aderholt për deklaratat e tyre në mbështetje të protestës studentore.

Sipas Berishës, këto deklarata, që vijnë nga “tempulli i demokracisë amerikane”, përbëjnë një frymëzim dhe inkurajim të fortë për studentët, gjimnazistët, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Ai theksoi se protestuesit, përmes mosbindjes civile, synojnë të ndahen përfundimisht nga ajo që ai e cilëson si “regjimi i kakistokracisë” dhe “narkoshteti i parë e i vetëm i Edi Ramës”, të cilin e përshkruan si sistem kleptokratik.

“Së pari, duhet të shpreh mirënjohjen time më të thellë kongresmenëve të Kongresit të SHBA, Keith Self, Robert Aderholt për deklaratat e tyre në mbështetje të fuqishme të revoltës studentore, betejës së tyre kundër korrupsionit të niveleve më të larta.

Këto deklarata, që vijnë nga tempulli i demokracisë amerikane, janë frymëzim dhe inkurajim për studentët, gjimnazistët, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që në këtë mosbindje civile duan të ndahen përfundimisht nga regjimi i kakistokracisë, narkoshteti i parë dhe i vetëm i Edi Ramës, sistemi kleptokratik i tij”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme