Berisha: Duhet vendosur minimumi jetik për të zhdukur varfërinë

Politikë | 7 muaj më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Departamentin e Çështjeve Sociale, ku u ndal gjerësisht tek gjendja ekonomike e familjeve shqiptare dhe mungesa e një minimumi jetik të përcaktuar ligjërisht.

Berisha theksoi se mbi 40% e shqiptarëve jetojnë në kushte të vështira, duke u përballur çdo ditë me mungesën e të ardhurave të mjaftueshme për ushqim, shëndet dhe nevoja bazike. Ai akuzoi qeverinë për mosvendosjen e një minimumi jetik, duke e cilësuar këtë si pasojë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se “Shqipëria ka një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave, me rrogat dhe pensionet që nuk ndoqën as indeksimin e çmimeve. Ky vend është i vetmi që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik, ndërkohë që çmimet janë 10 deri në 20% më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian. Faktor më themelor i kësaj rrokullisje është korrupsioni, vjedhja e papërmbajtur e pasurive dhe fondeve publike.”

Ai shtoi se pensionistët janë shtresa më e keqtrajtuar dhe e shpërfillur, duke theksuar se remitancat nga emigrantët janë zhvlerësuar për shkak të kursit të euros.

“Nuk ka njerëz më të keqtrajtuar se pensionistët shqiptarë. Euro në Shqipëri ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35%, duke përgjysmuar vlerën e remitancave. Vjedhja e fondeve të buxhetit është ligj themelor i këtij shteti.”

Berisha kërkoi vendosjen urgjente të një minimumi jetik prej 200 eurosh, i cili sipas tij duhet të rritet vit pas viti për të zhdukur varfërinë ekstreme.

“Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate. Vetëm duke garantuar për çdo qytetar jo më pak se 200 euro, mund të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot. Minimumi jetik duhet të shoqërohet me masa sociale që sigurojnë ushqim, veshje, ilaçe dhe lëvizje. Varfëria ekstreme është krim shtetëror, sepse është e pranuar nga qeveria.”

Ndaj tha ai, PD e ka shpallur si prioritet vendosjen e minimumit jetik, duke e konsideruar si një masë të domosdoshme për të garantuar dinjitetin e qytetarëve dhe për të dhënë një përgjigje përfundimtare ndaj varfërisë ekstreme.

/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme