Berisha njofton protestën e opozitës: Më 10 shkurt ju pres në Tiranë të shpëtojmë Shqipërinë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita shqiptare nuk do të ndalet në aksionin e saj për rrëzimin e qeverisë. Në këtë kuadër, ai u bëri thirrje qytetarëve që më datë 10 shkurt ora 17:00 t’i bashkohen protestës së opozitës. Berisha theksoi se vetëm revolta do ishte përgjigja e sovranit ndaj qeverisë “Rama” që sikurse thotë ai “s’ka ligj, Kushtetuta a moral”.
“Sot më shumë se kurrë, është fjala juaj, guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes, narkoshtetit, varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie që duhet të shpëtojë dhe do shpëtojë Shqipërinë.
Ka qenë dhe është bindja ime se është vetëm sovrani, gjuha, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh të largohen një minutë e më parë nga pushteti e të hapin rrugën për qeveri teknike e zgjedhje të ndershme. Në Tiranë, e kudo në botë, 24 maji është i gjallë çdo ditë. Qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë e kudo presin protestën, revoltën.
Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, të bashkohen në datën 10 shkurt në ora 17:00 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale.
Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që s’ka ligj, Kushtetuta a moral”, deklaroi Berisha në një dalje për media.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




