Betohet Presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Gordana Silanovska-Davkova është betuar këtë të diel (12 maj) si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut.  Pas ceremonisë së posaçme në Kuvend, Silanovska do të marrë me një ceremoni zyrtare dorëzimin e detyrës në Presidencë nga presidenti në largim Stevo Pendarovski.

Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e vendit si gruaja e parë që mban postin e Presidentes së nga vitet ‘90 të pavarësisë së vendit.

Gjatë betimit, Siljanovska nuk e tha emrin e plotë kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por tha vetëm “Maqedonia”.

“Deklaroj se postin e Presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Siljanovska Davkova.

Profesoresha universitare, Gordana Silanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, e fitoi balotazhin presidencial më 8 maj, kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme