Bilanci i përditësuar i të lënduarve / Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e orës 19:45 për protestën në Tiranë

Shëndet | 48 minuta më parë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një përditësim zyrtar mbi gjendjen e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 19:45.

Sipas raportimit paraprak nga strukturat spitalore dhe poliklinikat e kryeqytetit, fluksi më i madh i të lënduarve është regjistruar në Spitalin Universitar të Traumës. Nga urgjenca e këtij spitali bëhet me dije se “janë paraqitur 9 persona të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias”. Lidhur me specifikën e dëmtimeve, autoritetet sqarojnë se “njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtim në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën”. Pas marrjes së kujdesit të parë, “pesë nga të lënduarit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin”.

Ndërkohë, sa i përket Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në këtë strukturë “janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie”, të cilët “të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën mjekësore”.

Përveç qendrave spitalore universitare, trajtim mjekësor është ofruar edhe në kujdesin parësor të specializuar. Në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë “janë paraqitur 2 efektivë policie, të lënduar në sy”, të cilët “kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e poliklinikës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme