Bilanci i Policisë së Shtetit për Mars 2026: U zhvilluan 96 operacione, sekuestrohen 1.2 milionë euro asete të dyshimta kriminale
Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e veprimtarisë për muajin mars 2026, ku janë finalizuar 96 operacione, 21 prej të cilave për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Nga rezultatet kryesore të operacioneve sipas Policisë së Shtetit 527 persona të arrestuar për vepra penale të ndryshme, 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak të sekuestruar; u goditën 3 grupe kriminale për trafikim armësh.
U sekuestruan mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza kokaine dhe heroine të sekuestruara si dhe 1.2 milionë euro asete dhe para me burim të dyshimtë kriminal, 7 automjete të trafikuara dhe mjete të tjera të sekuestruara.
Gjatë muajit mars 2026 u goditën rastet e kultivimit të drogës në 8 ambiente në Shkodër, Peqin dhe Shijak si dhe u zbardhën 18 ngjarje kriminale.
Gjithashtu Policia Rrugore arrestoi 197 drejtues mjetesh, 135 për drejtim në gjendje të dehur dhe 62 pa leje drejtimi.
Policia kufitare goditi 18 raste dokumentesh false, 8 raste trafiqesh, 2 raste vjedhjesh dhe 45 kalime të paligjshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



