Blendi Gonxhja prezanton Shqipërinë në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026 me 83 projekte strategjike

Në kuadër të panairit ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026, që po zhvillohet në Cannes, Francë, Shqipëria po prezantohet me një portofol prej 83 projektesh strategjike të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit.
Delegacioni shqiptar drejtohet nga ministri Blendi Gonxhja, i cili në cilësinë e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit përfaqëson vendin në një nga platformat më të rëndësishme globale për investime dhe zhvillim në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Përmes pavijonit “Soundscapes of Albania”, Shqipëria po prezanton para partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë potencialin e saj të jashtëzakonshëm turistik, si dhe vizionin për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor. Ky prezantim synon të forcojë më tej pozicionin e vendit si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turizmin dhe investimet ndërkombëtare.
Gjatë këtij eventi, ministri Gonxhja dhe delegacioni shqiptar po zhvillojnë takime dhe diskutime me investitorë dhe partnerë të ndryshëm, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit dhe tërheqjen e investimeve që mbështesin zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




