Braktisja, “vrasësja” e shëndetit mendor – Problemet që ndikohen nga temperaturat e larta
Nëse vite më parë përkeqësimi i shëndetit mendor lidhej më së shumti me ekonominë dhe konsumimin e lëndëve narkotike, sot faktor i rëndësishëm është shtuar braktisja. Mjeku neuropsikiatër Gjon Preçi tregon se përherë e më shumë të sëmurët dhe të moshuarit po braktisën. Çdo ditë 1 apo 2 raste paraqitën për konsultë ku të përbashkët kanë “braktisjen nga familjarët”.
“Ka një rëndim të situatës për shkak të braktisjes së të sëmurëve dhe të moshuarve dhe ky është problemi më i madh që po shfaqet si problem serioz i shoqërisë tonë. Çdo ditë kemi një apo dy raste ku familjarët të afërm apo dhe komshi vijnë dhe prezantojnë raste të njerëzve që janë të sëmurë dhe të braktisur”, u shpreh Preçi.
Rritja e temperaturave është një tjetër shkak I përkeqësimit të shëndetit mendor.
“Problemet kronike të shëndetit mendor ndikohen shumë nga temperaturat, duke e bërë këtë kategori të sëmurësh shumë të dobët”, tha ai.
Për bluzat e bardha mungesa e përkujdesjes familjare e sociale është alarmante ndaj nevojiten masa emergjente në mënyrë që të sëmurët të kenë një strehë dhe kujdes të shtuar.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




