Bujar Osmani kandidat i BDI për president – Ali Ahmeti kërkon mbështetje për zgjedhjet e 24 prillit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti njoftoi se Bujar Osmani, që aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, do të jetë kandidati i partisë shqiptare në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit. Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi.
“Të ndryshohet kushtetuta dhe zgjedhja e presidentit dhe zv.presidentit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë. Zotohemi se ne nuk do te jemi pjese e asnjë qeverisë që nuk e ndryshon kushtetutën dhe do te dalin ne opozite për te luftuar këto kërcënimet ekzistenciale për RMV”, tha Ahmeti.
Ahmeti akuzoi Rusinë se është kërcënim për Maqedoninë e Veriut, pasi ka ndërhyrë në shoqëri dhe ka ndikuar skenën partiake në vend, por edhe rajon.
Bujar Osmani në garën për kreun e shtetit do të ketë përballë Arben Taravarin, i cili u propozua si kandidat i partive të bashkuara opozitare. Gordana Siljanovska është kandidate nga radhët e partisë opozitare OBRM-PDUKM, ndërsa partia më e madhe LSDM pritet të rikonfirmojë presidentin aktual Stevo Pendarovski, për një mandat të dytë.
Gazetare: V. Zharri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




