Çejku për shqiptarët ortodoksë në RMV: Problemi nis në Tiranë

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Mbrëmja e së premtes në “Një Shqipëri” në RTSH 1 riktheu në vëmendje temën e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoninë e Veriut. 

Në tryezën e rrumbullakët të thirrur nga moderatori Mentor Nazarko, ishin të ftuar ish-ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arben Çejku; Ermir Gjinishi, teolog dhe studiues; si edhe Arben Sulejmani, drejtues i komunitetit bektashi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njëherësh përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë i këtij komuniteti.

Ish-ambasadori Çejku tha se në përgjithësi ka “një kompleks, që na vjen nga historia… për çdo çështje që lidhet me të kaluarën tonë, me identitetin dhe historinë tonë”.

“Për fat të keq, prej kësaj kanë rënë shumë institucione dhe ne kemi bërë një lloj ngrije ose një lloj vendosje të shumë këtyre elementëve si në frigorifer, në emër të asaj që të jemi në rregull me botën, të jemi në rregull me të tjerët. Por në fakt, trajtimi i këtyre çështjeve e bën më të vërtetë edhe marrëdhënien ndërfqinjësore, duke i paraprirë edhe situatave të papëlqyeshme.

Këto tema, siç janë mbrojtja e një etniteti kulturor, fetar, gjuhësor, kombëtar, etnik, apo edhe çështje të tjera janë shumë të dobishme që më mirë të të diskutohen, të hapen, sesa të akumulohen dhe pastaj të bëhen agjenda të rrezikshme të të grupacioneve populiste, apo të aktorëve, të cilët mund t’i përdorin për interesa të ngushta, të shpejta, por nuk janë që zgjidhin çështjet. Prandaj hapja e këtyre temave nuk duhet të na kompleksojë,” theksoi ai.

Më tej, z. Nazarko e pyeti ish-ambasadorin për bashkëpunimin nga ana e tij me përfaqësues të këtij komuniteti, për tematika të tilla.

“Jo vetëm që kemi bashkëpunuar, kam takuar shumë nga personalitetet që në një periudhë të caktuar, sidomos nga viti 2012, ka qenë një lloj periudhe e një lloj rilindjeje të të elementit ortodoks shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe deputeti Branislav Sinadinovski, Branko Manoilovski dhe shumë personalitete të tjera, ishin ata që u përpoqën t’i japin zë këtij lloj realiteti të neglizhuar për disa dekada me radhë. Ajo çfarë unë mund të vë re me keqardhje është se, problemi nuk është vetëm te shqiptarët në Maqedoni dhe te shqiptarët ortodoksë në Maqedoni.

Problemi fillon në Tiranë dhe nëse duam ta vëmë gishtin në plagë, duhet ta vëmë tek institucionet tona shkencore, që nuk kanë bërë studime të mirëfillta që ne t’u ofrojmë element të përtej propagandës ditore, përtej përdorimit politik nga një politikan i caktuar, apo një grupim i caktuar, të kuptojmë, ta vendosim këtë në një plan të një rrafshi, të një diskutimi historik. Përballë enciklopedisë së Maqedonisë, e cila ka qenë një problem krejt më vete dhe në një farë mënyre i turbulloi të gjithë këto, këto lloj urash edhe në kam pasur ato përplasjet e mia për këtë gjë, por lidhur me elementin e ortodoks shqiptar, nuk u përfitua të themi nga ky hapja e këtij debati nga vetë akademia e Maqedonisë së Veriut, tani, por e e Firomit atëherë,” u shpreh z. Çeku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme