Çështja e pagave, Rama: KLP dhe KLGJ, dy strukturat që janë fytyra e dështimit të reformës. Kur s’iu mjaftojnë atyre, imagjinoni administratës

Politikë | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e pagave të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke kritikuar ashpër dy institucionet.

Gjatë fjalës së tij, Rama i cilësoi KLP dhe KLGJ si “fytyra e dështimit” të reformës në drejtësi, në kontrast me institucione si SPAK dhe Gjykata Kushtetuese, të cilat sipas tij përfaqësojnë anën e suksesit të reformës.

Kryeministri argumentoi se nëse pagat e këtyre dy strukturave konsiderohen të pamjaftueshme, pavarësisht se janë disa herë më të larta se pagat në administratën qendrore, atëherë situata bëhet edhe më e vështirë për pjesën tjetër të administratës.

“Paga është gjithmonë e pamjaftueshme kur është  e pamjaftueshme për KLP e KLGJ, përfytyroni për të tjerët. Kur KLP dhe KLGJ, dy strukturat që janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK, Gjykata Speciale apo disa të tjerë  janë fytyra e suksesit, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit dhe kur këtyre dy trupave që janë qeverisa e gjyqësorit dhe që në fakt qeverisin gjyqësorin më pak seç qeveriset gjyqësori nga zakonet e vjetra dhe njerëzit mbrapa perdeve, i kanë të pamjaftueshëm pagat që i kanë disa herë më të larta se pagat tona këtu”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme