Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Berisha theksoi se pas 30 ditësh agjërimi, sakrificash dhe lutjesh, besimtarët festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

“Të dashur miq, pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi. Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin.” u shpreh Berisha.

Festimet e Bajramit shënojnë një moment të rëndësishëm reflektimi, paqeje dhe solidariteti për komunitetin mysliman dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme