Çmimi i naftës, Demo: Bordi i Transparencës mblidhet sot për vendimmarrje
Bordi i Transparencës do të mblidhet sot (26 mars) për të marrë një vendim lidhur me çmimet, përfshirë edhe atë të naftës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
Ministri nënvizoi se prioritet është garantimi i transparencës dhe marrja e masave për të lehtësuar barrën e qytetarëve.
“Bordi i Transparencës do të mblidhet ditën e sotme, ku do të ketë një vendim. Bordi është duke marrë të gjithë informacionin për çmimet. Kuptohet që rritja e çmimit të naftës dhe inflacioni që sjell në produkte kërkon një kohë të caktuar. E para është të garantojmë transparencën, jo vetëm me produktet bazë, por edhe me produkte si nafta ose ato që kanë të bëjnë me energjinë. Në treg nuk mund të përdoret kjo situatë në kurriz të qytetarëve”, tha Demo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




