Como- Manchester United, Fabregas: Një ditë historike për qytetin tonë

“Është një ditë historike për qytetin tonë – një moment i veçantë që e kemi përjetuar gjatë muajve të fundit. Duhet të përshtatemi mirë me sfidën, duke luajtur si me gjakftohtësi, ashtu edhe me ambicie.
Nuk mendoj se duhet të ndalemi te historia e United; le ta shijojmë ndeshjen, të përpiqemi të fitojmë dhe të shijojmë atë që do të jetë një ditë historike,” tha Cesc Fabregas, trajneri i Comos, gjatë një konference për shtyp në prag të përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.
“A është United në krizë? Në futboll, fjala ‘krizë’ nuk ekziston, sepse luan çdo tri ditë dhe gjithmonë ka një ndeshje të re për të cilën duhet të përpiqesh ta fitosh. Janë 11 kundër 11 – jep gjithçka për të fituar; ky është futbolli. Jeni ju ata që e keni shpikur termin ‘krizë’. Ne jemi profesionistë dhe kemi lindur me një mentalitet konkurrues,” shtoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




