Departamenti Amerikan i Shtetit përsërit përkushtimin ndaj Marrëveshjes së Prespës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, i cili gjatë betimit e quajti vendin e saj thjesht “Maqedoni”.
Në përgjigje të interesit të mediave greke, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së përsëriti përkushtimin e vendit ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe pranimit të Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike në mes të sfondit të zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Deklarata erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me shkeljen e supozuar të Marrëveshjes së Prespës të vitit 2018 nga presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, të shtruar nga një gazetare greke me bazë në Uashington. Silijanovska iu referua vendit si “Maqedoni” gjatë inaugurimit të saj, në vend të emrit të saj kushtetues, “Maqedonia e Veriut”.
Zëdhënësi theksoi se me formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjen e një kryeministri, SHBA-të do të vazhdojnë të avokojnë për rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve që lidhen me anëtarësimin e plotë në BE.
“BE-ja rithekson rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha zëdhënësja e BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, Nabila Massrali, tha në një komunikatë të dielën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




