“Dhuna gjinore nuk raportohet”, studimi: Bluzat e bardha të informojnë sipas protokolleve të BE-së

Shëndet | 12 muaj më parë

Dhuna me bazë gjinore pothuajse nuk raportohet nga mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore.

Përfundimi është rezultat i një studimi kombëtar që ka analizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor ndaj viktimave të dhunës, ku këta të fundit pengohen nga frika, mungesa e konfidencialitetit dhe mungesa e besimit në sistem.

“Vetëm 18 për qind e tyre, në vitin e fundit, kishin pasur mundësinë të identifikonin dhe të raportonin tek anëtarët e mekanizmit të referimit, dhunën me bazë gjinore që kishin identifikuar. Arsyet, përveç atyre që lidhen me frikën nga dhunuesit apo dhe me një farë ideje që punonjësit shëndetësorë nuk ka pse ta raportojnë pasi nuk janë këta të parët që duhet ta bëjnë këtë”, tha Mirela Arqimandriti, drejtore e GADC.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, theksoi se vetëm strategjitë dhe ligjet nuk sjellin ndryshimet që duam nëse nuk kemi mekanizmat e duhur të zbatimit.

“Në Shqipëri kemi shumë nevojë për më shumë punë, veçanërisht në fuqizimin e zbatimit të ligjit dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat. Këto kemi nevojë t’i shohim konkretisht, të prekshme. Po kështu edhe në adresimin e sfidave të grave në zonat rurale, atyre rome dhe egjiptiane, si dhe individët LGBTQ”, tha ambasadori Gonzato.

Qendrat shëndetësore janë institucione përgjegjëse në identifikimin dhe raportimin e viktimave të dhunës. Studimi thekson nevojën emergjente të raportimit sipas protokolleve të BE-së.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme