Plagosja e të riut nga Elbasani, Koçiu: E papranueshme të përdoret për propagandë. Drita e Shqipërisë është më e madhe se errësira e tyre

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për dhunën gjatë protestave, duke akuzuar ekranet dhe konfliktet e vjetra politike për nxitjen e saj. Ajo e cilëson të papranueshëm përdorimin për propagandë të plagosjes së të riut nga Elbasani.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se dhuna gjatë protestave është kthyer në një rrezik serioz për jetën e protestuesve dhe qytetarëve, ndërsa lëndimin e të riut e konsideron një kambanë alarmi për pasojat e rënda të përplasjeve.
Sipas saj, ngjarja nuk duhet të shfrytëzohet për propagandë politike apo për të justifikuar vijimin e protestave të dhunshme.
Koçiu thekson gjithashtu se qeveria shqiptare është angazhuar për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali dhe transportimin e tij me avion mjekësor.
“Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.
Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.
Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.
Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre”, shkruan Koçiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



