Dhurimi vullnetar i gjakut, nevojë e përhershme – Më i vështirë sigurimi i gjakut për grupet e rralla, ato me rezus negativ

Shëndet | 8 muaj më parë

Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të mbetet e vazhdueshme, ndërkohë që aktualisht rezervat janë të pamjaftueshme për disa grupe gjaku. Sipas punonjësve të Bankës së Gjakut në Shkodër, familjarët e pacientëve mbeten dhuruesit kryesorë, veçanërisht në rastet emergjente.

“Rezervat e gjakut i sigurojmë kryesisht nga familjarët por kemi dhe vullnetar dhe bëjmë thirrje për grupet e rralla dhe për grupin e gjakut 0 negativ ka më shumë nevojë”, u shpreh Leze Tomaj,   Infermiere, Banka e Gjakut Shkodër.

Sipas koordinatores së dhurimit të gjakut pranë degës rajonale të Kryqit të Kuq, megjithëse numri i dhuruesve të gjakut ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit, serish mbetet i pamjaftueshëm. Shumica e dhuruesve janë të rinj, kryesisht studentë të Universitetit të Shkodrës, ndërsa një kontribut i rëndësishëm vjen edhe nga komunitetet fetare.

“Mbetet një numër relativisht i kënaqshëm por jo i mjaftueshëm për nevojat që ka spitali. Dhurimi i gjakut është i vështirë sepse jo të gjithë kanë informacionin e duhur”, u shpreh Vera Gjinaj.

Për vitin 2026, Kryqi i Kuq synon rritjen e mëtejshme të numrit të dhuruesve përmes fushatave të zgjeruara të ndërgjegjësimit, të cilat do të shtrihen në institucione arsimore, komunitete dhe grupe të ndryshme shoqërore, me synimin për të forcuar kulturën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme