Dialogu Kosovë–Serbi – Sorensen vizitë në Prishtinë dhe Beograd këtë javë

Kosovë | 9 muaj më parë

Emisari evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, ku do të zhvillojë takime me nivelin më të lartë politik në të dyja vendet, mëson RTK nga burime në Bruksel.

Vizita në Prishtinë është planifikuar të zhvillohet të mërkurën.

Gjatë qëndrimit të tij, Sorensen pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, presidenten e vendit, si dhe me përfaqësues të partive opozitare. Një ditë më pas, të enjten, ai do të udhëtojë drejt Beogradit, ku gjithashtu janë paraparë takime me lidershipin shtetëror. Burimet në Bruksel bëjnë të ditur se agjenda e plotë e vizitës në kryeqytetin serb është ende në proces finalizimi.

Kjo do të jetë vizita e parë e Peter Sorensenit që nga marrja e mandatit të dytë si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

Vizita në Prishtinë vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe në një kohë kur në Bruksel ka pritje që, pas formimit të qeverisë së re, procesi i dialogut të rifillojë me intensitet të shtuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme