Dita Botërore e Hepatiteve, Ministria e Shëndetësisë: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

Në ditën Botërore të Hepatiteve, Shqipëria ka miratuar për herë të parë Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, teksa thekson se vendi ynë i bashkohet kështu objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030.
Sipas Ministrisë, ky plani forcon parandalimin, zgjeron testimin dhe diagnostikimin e hershëm, si dhe përmirëson aksesin në trajtim.
“Dita Botërore e Hepatiteve – Për herë të parë, Shqipëria miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030.
Me angazhimin e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë Plani forcon parandalimin, zgjeron testimin dhe diagnostikimin e hershëm, si dhe përmirëson aksesin në trajtim. Objektivi ynë: më pak infeksione të reja, më shumë diagnoza në kohë dhe më shumë jetë të mbrojtura”, thekson Ministria e Shëndetësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





