Dita e 10-të e protestës/ Pas disa orësh para Kuvendit, protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë

Aktualitet | 4 orë më parë

Pas disa orësh proteste përpara Kuvendit, studentët, pedagogët dhe qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë. Marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa protestuesit brohorasin kërkojnë largimin e kryeministrit.

Pas marshimit, pjesëmarrësit mblidhen përpara Kryeministrisë, ku më herët kryeministri Edi Rama u bëri thirrje për t’u ulur në dialog. Megjithatë, studentët e kanë refuzuar sërish ftesën e kreut të qeverisë.

Bojkoti i studentëve dhe pedagogëve ka vijuar edhe sot, në ditën e dhjetë të protestës, ku ato qëndruan disa orë para Parlamentit, në një kohë kur po zhvillohej seanca plenare. Punimet parlamentare u shoqëruan me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa protestuesit qëndruan përpara institucionit.

Pavarësisht tensioneve në Kuvend, marshimi i protestuesve po vijon në tone të qeta. Ndërkohë, forcat e policisë krijuan një kordon sigurie për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në terren janë vendosur edhe autobotë me ujë, të cilët qëndrojnë në gatishmëri në rast të ndonjë përshkallëzimi të mundshëm të situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme