Dita e 10-të e protestës, pedagogët dhe studentët vijojnë bojkotin para Parlamentit

Aktualitet | 29 minuta më parë

Bojkoti i pedagogëve dhe studentëve ka vijuar edhe ditën e sotme, në ditën e dhjetë të protestës, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Protesta nisi përpara Kryeministrisë, ku edhe sot kreu i qeverisë u bëri thirrje protestuesve për t’u ulur në dialog, por u refuzua sërish nga studentët.

Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare.

Edhe punimet e Kuvendit u shoqëruan me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa protestuesit vijuan qëndrimin e tyre përpara institucionit.

Protesta po zhvillohet në tone të qeta, ndërsa forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në terren janë vendosur edhe autobotë me ujë, në gatishmëri në rast të ndonjë përshkallëzimi të mundshëm të situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme