Dita e 9-të e protestës/ Rama i kërkoi dialog, protestuesit përmbysin karriget, kërkojnë dorëheqjen e tij

Aktualitet | 38 minuta më parë

Protesta e studentëve vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa tubimit i janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve në vend.

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama këtë mëngjes për dialog, përmes aktit simbolik të vendosjes së karrigeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë përmbysur karriget, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Pak më herët, pedagogët dolën në protestë në mbështetje të studentëve dhe nxënësve, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.

Përfaqësuesit e sindikatës kanë njoftuar gjithashtu bojkotimin e mësimit, si reagim ndaj situatës së krijuar dhe pretendimeve për dhunë ndaj studentëve dhe protestuesve.

Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i SPUSH-it, Sandër Kovaçi, deklaroi se vendimi për bojkot ishte marrë nga kryesia e sindikatës në mbledhjen e zhvilluar më 20 tetor, në sheshin ku po protestojnë studentët. Sipas Kovaçit, bojkoti ka nisur këtë të mërkurë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme