Dita e tretë e protestës në Tiranë/40 të lënduar në spital, 26 efektivë dhe 14 protestues. Komandanti i policisë Shkodër vijon në terapi intensive

Aktualitet | 29 minuta më parë

40 persona të lënduar gjatë protestës të së enjtes janë trajtuar një ditë më parë në spitalin e Traumës ku 26 prej tyre ishin efektivë policie dhe 14 protestues, përfshirë katër të mitur. Dy efektivë dhe një protestuese  vijojnë të jenë të shtruar në spital .

Më rëndë nga të gjithë ka qenë efektivi i policisë nga Shkodra  Fasli Rama 65 vjeç i cili u dëmtua pas goditjes më një tullë dukë pësuar frakturë të kafkës.

Ai ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe sipas ministrisë së shëndetësisë  operacioni përfundoi me sukses ndërsa  vijon të jetë të mbahet në trajtim në kujdesin intensive.

Të dy spitale, si ai i Traumës ashtu edhe ai Universitar Nënë Tereza vijojnë të jenë në gatishmëri për të ofruar shërbime shëndetësore për çdo person të lënduar.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme