Ditë e hapur në Bashkinë Kukës/Avokati i Popullit takim informues e dëgjesë me qytetarët
Vetë pozita gjeografike, distanca dhe mungesa e infrastrukturës në zonat rurale, e bëjnë shumë të vështirë komunikimin dhe mënyrat e ankimimit për problematikat e shqetësimet që kanë qytetarët e Kukësit ndaj institucioneve publike. Në këtë kontekst, institucioni i Avokatit të Popullit, ka nisur një fushatë takimesh informuese por edhe dëgjesash me qytetarët dhe institucionet në vend. Një i tillë u zhvillua edhe në Kukës. Besnik Deda, komisioner pranë avokatit të popullit tha se asnjë qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të kërkuar e marrë shërbime nga institucionet shtetërore.
“Emigracioni, papunësia dhe varfëria kanë boshatisur shumë fshatra, duke lënë të moshuarit pa mbështetje. Në të gjithë qarkun e Kukësit jetojnë rreth 62 mijë banorë, nga 111 mijë që kishte në vitin 2001. Kukësi gjithashtu mbetet një nga qarqet më të varfra në Shqipëri. Rreth 16% e familjeve jetojnë me ndihmë ekonomike, pra afërsisht 7 mijë familje. Po ashtu, Kukësi ka edhe një problem me pronësinë, i cili nuk lidhet kryesisht me ndërtimet apo legalizimin e ndërtimeve pa leje, por me njohjen e pronësisë mbi tokën. Pa një dokument pronësie, njeriu nuk mund të marrë kredi, nuk mund të përfitojë nga skemat e mbështetjes për bujqësinë dhe nuk mund ta trashëgojë apo ta shesë tokën”, u shpreh Besnik Deda, Komisioner pranë Avokatit të Popullit.
Shumë prej qytetarëve diskutuan për nevojat urgjente që kërkojnë zgjidhje, veçanërisht çështja e kompensimit apo dëmshpërblimeve për tokat e përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës.
Shqetësimet qe lidhen me nismat për ndërtimin e landfillit rajonal te mbetjeve ne Perbreg etj. Nga ana e përfaqësuesve te Avokatit te Popullit u theksua se çdo shqetësim i mbajtur më shumë përgjegjësi në shënim do të jetë pjesë e agjendës institucionale që do tu drejtohet institucioneve përgjegjëse për të punuar në këtë drejtim e vene në rrugën e zgjidhjes problemet e cilësuara si të drejta themelore ligjore e kushtetuese.
Gazetar: Bujar Muçmata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




