Drejt titullit kampion, Antonelli: Edhe pak duhet, por nuk kam fituar ende asgjë!

Të dielën në Austin piloti i Mercedes-it do të ketë mundësinë e parë të kurorëzimit, por ai vetë tregohet i matur në deklaratat para garës.
Formula 1 mund të shpallë që këtë të diel në Austin kampionin e Botërorit 2026, me Andrea Kimi Antonelli-n një hap larg suksesit historik. Mjafton që ai të fitojë Çmimin e Madh në Texas dhe të shpresojë që George Russell, shoku i skuadrës që e ndjek nga pas, të mos shkojë më shumë se vendi i 9-të dhe Lewis Hamilton të jetë jashtë 4-shes.
Nuk është aspak një kombinim i lehtë rezultatesh. Prandaj dhe vetë piloti italian nuk mendon për festën, por vetëm për garën. “Nuk kam fituar ende asgjë. Edhe pse duket se mungon vetëm pak, objektivi nuk është arritur ende. Jam në një pozicion të favorshëm për të fituar Botërorin dhe detyra ime është të jap maksimumin”, – ka thënë Antonelli për “Autosprint”.
Deri tani sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm për të. Me 8 fitore dhe 14 pode në total duket një supremaci e papritur, por evidente. “Suksesi i parë në Shanghai më ka hequr një peshë të madhe nga shpatullat. Më i bukuri? Podi në Monza, për mënyrën si zhvillohet dhe atmosferën që krijohet, nuk ka të krahasur me asgjë në botë”, – ka shtuar italiani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




