Dronë ndaj dy anijeve në Bullgari, Incidenti i dytë brenda një jave në Detin e Zi
Kryeministri i Bullgarisë Rumen Radev beri me dije se dy anije u goditë me dronë pranë ujërave të vendit të tij duke shënuar incidentin e dytë të tillë brenda një jave. Radev konfirmoi se një anije mallrash në pronësi të Ukrainës u godit nga tre dronë dhe pak më vonë një tjetër mjet lundrues u godit dhe u fundos. “Ky është një incident krejtësisht i papranueshëm.
Një tjetër sulm ka ndodhur shumë pranë ujërave territoriale të Bullgarisë”- deklaroi kryeministri bullgar. Radev tha se mjeti i parë lundrues, ishte anija e mallrave “Chelsea 3” me flamur të Maltës, ndërsa konfirmoi se të 15 anëtarët e ekuipazhit, 7 ukrainas dhe 8 azerbajxhanas, u shpëtuan. “Na mungojnë prova të forta dhe të qarta për të ngritur akuza kundër ndonjë pale specifike”- deklaroi kryeministri bullgar duke aluduar se pas ngjarjes qëndron Rusia, ndërsa njoftoi gjithashtu se do të thërrasë ambasadorin rus për të diskutuar incidentin.
Sipas autoriteteve bullgare nga anija e dytë “Azov Concord.” 5 marinarë u evakuuan, ndërsa 11 persona nga ekuipazhi i saj rezultojnë deri tani të zhdukur. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se bisedoi me kryeministrin bullgar për sulmet e fundit.
“Aleanca do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me vendet anëtare në rajon. Ne kemi forcuar tashmë praninë mbrojtëse përgjatë krahut lindor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën e sigurisë dhe të përshtasim masat parandaluese dhe mbrojtëse sipas nevojës.
Sulmet pranë brigjeve të Bullgarisë u dënuan ashpër nga Brukseli dhe Ukraina, ku kjo e fundit akuzoi drejtpërdrejt Rusinë. “Deti i Zi është kthyer në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është një zhvillim i papranueshëm”- tha Presidentja e KE-së Ursula fon der Leyen.
Duke folur me herët nga Vrashava, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, paralajmëroi se aleanca do të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi rus, sipas një strategjie të re të quajtur “Teoria e Fitores”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




