Durrës, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Kapet me armë zjarri 24-vjeçari

Aktualitet | 9 muaj më parë

Policia e Durrësit dhe Kavajës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale teksa ka vendosur në pranga një 24-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur me motomjetin e tij.

Ai është kapur i armatosur me armën e zjarrit në shëtitoren e plazhit ndërsa proceduar penalisht pasagjeri për moskallëzim krimi.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “PURPOSE”. Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe motomjeti me të cilin qarkullonte. Procedohet penalisht edhe pasagjeri, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”, theksohet në njoftimin e policisë.  

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, oficerët e policisë kanë pikasur dhe më pas “ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

“Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. K., 24 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme