Dy avionë luftarakë amerikanë rrëzohen në Iran, SHBA në kërkim të pilotit të zhdukur. Teherani vendos shpërblim për gjetjen e tij

Një avion luftarak F-15E u rrëzua në Iranin jugor të premten, duke lënë forcat amerikane dhe iraniane në përpjekje për të gjetur një oficer të zhdukur të ekuipazhit. Piloti i avionit është shpëtuar, ndërsa një oficer i sistemeve të armëve mbetet i humbur.
Mediat iraniane pretendojnë se është rrëzuar edhe një avion i dytë amerikan, tip A-10 Warthog, gjatë një misioni kërkim-shpëtimi për F-15-in e parë. Piloti i Warthog u hodh mbi Gjirin dhe më pas u shpëtua.
Sipas raportimeve, autoritetet iraniane kanë ofruar shpërblime prej rreth 66,100 dollarësh për qytetarët që ndihmojnë në kapjen e aviatorit të zhdukur. Ndërkohë, forcat amerikane vazhdojnë operacionet e kërkimit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “ne jemi në luftë”, duke theksuar se rrëzimi i avionit nuk do të ndikojë në negociatat me Iranin.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




