“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje bashkëshorten e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

Pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit E. Pashollari në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e autorit të dyshuar, G. Buçpapa, i cili ndodhet ende në kërkim.
Bashkëshortja ka dëshmuar se viktima e ngacmonte shpesh dhe i kishte treguar burrit për këtë situatë, çka dyshohet se ka qenë shkak për nisjen e konfliktit.
Ajo është lënë e lirë pas marrjes në pyetje.
Në dëshmi janë marrë edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për një konflikt të tillë.
Sipas hetimeve, Buçpapa, bashkë me bashkëshorten dhe një tjetër person, rreth orës 15:40 të së premtes, është përfshirë në përleshje me Pashollarin, i cili u godit me thikë dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën e Buçpapës, të cilën më pas e kanë braktisur, duke marrë një taksi drejt banesës në Sharrë.
Policia vijon kërkimet për kapjen e Gazmend Buçpapës, ndërsa hetimet po përqendrohen tek roli i personave të tjerë të përfshirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




