Egnatia, kapiteni Aleksi: Luajtëm si të barabartë, jemi të kënaqur

Conference League | 1 orë më parë

“Fusha tregoi se nuk kishte shumë diferenca, jemi të kënaqur”. Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi ka komentuar për “Studio Europa” në RTSH barazimin 1-1 të arritur përballë Midtjylland në ndeshjen e parë të fazës së grupit në Conference League.

“Luajtëm me një ekip shumë të fortë, fusha tregoi se nuk kishte shumë diferenca. Luajtëm si të barabartë, edhe ne mund ta fitonim ndeshjen. E nisim mirë me një pikë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Ekipet në këtë fazë janë më të forta, ne e dimë forcën e grupit, këtë arritje e kemi merituar”.

“E tregoi dhe ndeshja e sotme që nuk jemi rastësisht në këtë fazë. Do mundohemi të luajmë si të barartë me të gjitha ekipet. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, është vetëm fillimi, ekipet nuk duhen nënvlerësuar sepse atje ku mendon se mund të fitosh, edhe mund ta humbasësh ndeshjen”.

Goli i pësuar? Ato gola ne nuk i kemi pësuar kurrë, duhet ta mbyllnim pjesën e parë 1-0, që të ishim më të qetë. Në pjesën e dytë, ndeshja shkoi mirë, jemi të kënaqur. U mërzita te goli, ishim në moment të mirë, mund të na rritej personaliteti dhe dëshira për ta fituar ndeshjen”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme