Egnatia, trajneri Dede: Më mërzit rezultati, djemtë dhanë maksimumin

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka komentuar për “Super Gol” humbjen 2-1 të pësuar përballë Dinamos.
“Në momentin që nuk mer rezultatin për të cilin punon dhe shpreson, atëherë çdo gjë të mërzit. Por mërzitja është vetëm rezultati, për djemtë kam komplimente, dhanë maksimumin si gjithmonë. Në shumicën e kohës e kontrolluam ndeshjen, por ajo që më më ka mërzitur është shpërqënrimi që na ndodh shpesh, për pak minuta, gati në çdo ndeshje”.
“Kjo na përkthehet gjithmonë në gol. Edhe përmbysja e pjesës së parë ishte në 10 minuta, për të mos thënë në 7. Çdo gjë po shkonte sipas parashikimit, por gabuam në dy situata dhe morëm dy gola, që në gjykimin tim duhet të ishin shmangur”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




