Egnatia, trajneri Dede: Mund të bënim edhe më mirë, por jam i kënaqur

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede në prononcimin e dhënë për “Super Gol” në RTSH, ka komentuar fitoren 3-1 të arritur përballë Vllaznisë në javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.
“Në pjesën e dytë, Egnatia e mendoi ndeshjen të fituar? Jo, Vllaznia ka kualitetin dhe cilësitë e saj, ndoshta dhe trajneri i tyre bëri lëvizjet e duhura. Ne bëmë gabim në presion, ishim me një kohë vonës. Krijuam hapësira, sidomos në krahun e majtë ku u realizua pasimi për golin e kundërshtarit”.
“Por gjithsesi, besoj se kontrolluam gjithçka. Normal që në një ndeshje të tillë, përballë një kundërshtari të tillë do krijohen vështirësi. Të mos harrojmë që përveç faktit që ka konsum, ka dhe disa mendime në kokë(i referohet ndeshjes në Confeence League), por jam i kënaqur me paraqitjen dhe impenjimin”.
“Patjetër që mund të bënim më mirë, por në këtë pikë të kampionatit, me kaq intensitet, të rëndësishme janë pikët dhe nuk duhet të humbasim fokusin, kjo është më e rëndësishme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




