Era e fortë përmbys kamionin, përplaset me një mjet, nuk ka të lënduar
Një kamion ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë si pasojë e erës së fortë ku dhe është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës.
Për fatin e mirë nuk ka të dëmtuar.
Sipas policisë, mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Kapshticës vetëm pak kilometra pak fshatit Belorta në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, era e fortë ka permbysur kamionin duke rrezikuar jetën e drejtuesit të një mjeti të vogël që po udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Korçës.
Megjithëse aksidenti ka qenë i frikshëm, të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Përmbysja e mjetit ka bllokuar për më shumë se 40 minuta qarkullimin të dyja anët e rrugës nacionale Korçë – Kapshticë, aks i cili tani i është rikthyer normalitetit të lëvizjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




