Evakuime masive në Himarë, zjarri djeg një vilë, pushuesit dhe banorët mblidhen në anë të detit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Situata në qytetin e Himarës është përshkallëzuar gjatë orëve të mbrëmjes, teksa flakët masive po kërcënojnë zonat e banuara, hotelet dhe struktura të tjera turistike.

Dëshmi të banorëve të zonës tregojnë se një vilë është djegur, ndërsa disa hotele ndodhen nën rrezikun serioz të përfshirjes nga zjarri.

Për shkak të rrezikut të lartë dhe thirrjeve të autoriteteve për evakuim, me mijëra pushues dhe banorë po tentojnë të largohen nga qyteti, duke krijuar një trafik të rënduar në të gjitha rrugët dalëse të Himarës.

Ndërkohë, për të shmangur tymin e dendur dhe përparimin e shpejtë të flakëve nga kodrat, shumë qytetarë të tjerë janë grumbulluar pranë brezit bregdetar, duke kërkuar siguri në anë të detit.

Forcat e emergjencës dhe ushtria vijojnë betejën me flakët në terren, ndërsa qytetarëve u kërkohet të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e organeve kompetente.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme