Festa e Pashkëve sjell trafik të rënduar në Lezhë
Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të festës së Pashkëve Katolike ka shkaktuar rëndim të ndjeshëm të trafikut në hyrje dhe dalje të qytetit të Lezhës gjatë kësaj të shtune.
Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar kryesisht në segmentet Lezhë–Laç dhe Lezhë–Shkodër, ku kolonat shtrihen për disa kilometra. Shtimi i qarkullimit lidhet me kthimin e emigrantëve dhe lëvizjen e qytetarëve drejt familjeve të tyre për festat.
Në terren janë angazhuar patrullat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin dhe disiplinimin e trafikut, megjithatë përballja me një volum kaq të madh automjetesh mbetet sfiduese.
Ndërkohë, aksi kryesor që përshkon Lezhën vijon të ketë probleme të vazhdueshme, pasi infrastruktura aktuale nuk arrin të përballojë flukset e shtuara, sidomos gjatë periudhave festive dhe sezonit turistik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




