Festivali letrar “Stephanophana” në Roskovec, diskutime letrare me autorë të njohur dhe të rinj

Kulturë | 1 vit më parë

Një atmosferë e veçantë letrare e artistike në qytetin e Roskovecit, ku “Stephanophana” ka bërë bashkë shkrimtarë, studiues, lexues dhe dashamirës të letërsisë.

Me ide të shkrimtarit Liridon Mulaj e me mbështetjen e kryetares Majlinda Bufi, ky festival letrar në edicionin e tij të parë letrat erdhi si një udhëtim përmes botës së librave, poezisë dhe ideve

“Pse ‘Stephanophana’? Kjo nuk ka nevojë të shpjegohet nga unë. Mund ta shpjegojnë më mirë vendasit. Është një emër i lashtë i Roskovecit, i cili kërkon të jetëzohet. U konceptua në dy net me disa panele, lokacione të ndryshme dhe, përtej diskutimit letrar, ka edhe ndërhyrje, lexime, interpretime, pyetje e të tjera. Unë e them gjithmonë: mund të investosh në rrugë, mjedis, ndriçim, të cilat janë jetike për njeriun, por kam përshtypjen që mentalitetin e një qyteti dhe një zone e ndryshon kultura. Shumë pak qytete në Shqipëri e kanë një festival letrar të tillë. Roskoveci u bë një ndër të paktët dhe shpresoj të jetë një lloj lokomotive edhe për qytetet e tjera,” u shpreh shkrimtari Mulaj.

“Unë mendoj që këto aktivitete kanë marrë peshën dhe rëndësinë e duhur në komunitetin roskovecar, i cili këtë radhë ka treguar dashamirësi për librin, por edhe kulturë qytetare,” shtoi znj. Bufi.

Për dy net me radhë, qyteza e vogël e Roskovecit u shndërrua në një amfiteatër të artit të fjalës së shkruar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme