Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: Mbi 1.7 milionë pasagjerë në vetëm në muajin gusht

Politikë | 2 muaj më parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë shifra rekord të trafikut ajror. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri më 27 gusht, në aeroport janë përpunuar 1.717 milionë pasagjerë, vetëm gjatë këtij muaji.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka veçuar edhe rekordin e shënuar më 17 gusht, kur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u përpunuan 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite.

Shifrat e larta janë regjistruar edhe gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri, aeroporti përpunoi afro 1.65 milionë pasagjerë, shifër që përfaqëson një rritje prej 28.1% krahasuar me korrikun e një viti më parë.

Rama thekson nënvizon se në raportin e prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.

“Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht. Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme. Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha”, shkruan kryeministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme